PSE KOMPANITË KANË NEVOJË PËR PENETRATION TESTING PËR SISTEMET E TYRE KOMPJUTERIKE?

0
01/02/2017

Megjithatë, jo të gjithë hakerat janë keqbërës. Ka edhe hakera që quhen etikë të cilët janë profesionistë të fushës së sigurisë së informacionit, janë të çertifikuar dhe nuk bien ndesh me ligjin.

Një nga mënyrat se si kompanitë po e vlerësojnë sigurinë e tyre ndaj kërcënimeve, është punësimi i firmave të jashtme që merren me çështjet e sigurisë së sistemeve, të cilat tentojnë të penetrojnë në sistemet e këtyre kompanive.

Kërcënimet në lidhje me sigurinë janë gjithnjë e në rritje, prandaj edhe kompanitë duhet të jenë të përgatitura që t’i bëjnë ballë çdo sulmi të mundshëm. Kompleksiteti i sistemeve kompjuterike, rritja e shpejtë e viruseve dhe varësia e kompanisë nga interneti publik, janë thjesht disa arsye se pse sistemet janë më të lehta për t’u thyer. Dhe jo vetëm këto, por mjetet që përdorin piratët e kompjuterave po bëhen gjithmonë e më shumë më të thjeshta dhe më të aksesueshme nga njerëzit.

Kompanitë nuk duhet më që të bien viktimë e sindromës së Titanikut. Kur u ndërtua Titaniku, inxhinierët e saj nuk mendonin kurrë se anija do të fundosej. Megjithatë, pavarësisht besimit dhe sigurisë së inxhinierëve, ajo u fundos në 15 prill 2012. Në të njëjtën logjikë, tani kompanitë e kuptojnë se pavarësisht se stafi i saj deklaron se sistemi është i sigurtë, nuk do të thotë që është me të vërtetë i sigurtë; ata nuk mund t’ka kenë këtë siguri bërë testimin e tij. Si rezultat i kuptimit të kësaj logjike, ka bërë që të rritet përdorimi i një metode që quhet “penatration testing” ,“pentesting” dhe e shqipëruar test penetrimi, ku hakerat etikë testojnë sistemin kompjuterik të kompanisë duke përdorur disa mjete dhe teknika, pikërisht si një sulmues keqbërës.